Memli Krasniqi

Memli Krasniqi pranon ftesën e Albin Kurtit për takim konsultativ: Fokus vetëm zgjedhja e kryetarit të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka konfirmuar se ka pranuar ftesën nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për një takim konsultativ në prag të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Takimi synon të zhbllokojë procesin e konstituimit të Kuvendit dhe të ndihmojë në përshpejtimin e krijimit të institucioneve të reja. Përmes një deklarate publike, Krasniqi tha se është përgjigjur pozitivisht ftesës, duke vënë në pah se çështja e vetme që do të diskutohet është gjetja e një kandidati të pranueshëm për postin e kryetarit të Kuvendit – një hap kyç drejt rikthimit të funksionimit të rregullt institucional dhe respektimit të afateve kushtetuese për formimin e Qeverisë. Kam pranuar një letër nga Kryetari i koalicionit Vetëvendosje-Guxo-Alternativa, z. Albin Kurti, me ftesë për një takim para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit. Do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese për takim,” deklaroi Krasniqi. Ai theksoi se çështja e nënkryetarëve të Kuvendit nuk do të jetë pjesë e diskutimeve, pasi ajo është një e drejtë kushtetuese e garantuar dhe e përcaktuar qartë.

Kontrolloni gjithashtu

Vendet e QUINT-it apelojnë liderët politikë të Kosovës që të dsiskutojnë pa fyerje dhe kërcënime

BE-ja dhe QUINT-i shtojnë kritikat ndaj Qeverisë, kërkohet ndalimi i presionit mbi KGJK-në

Marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve perëndimorë kanë hyrë në një fazë të re …