Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve të Lëvizjes Vetëvendosje për ta ndryshuar formën e votimit në Kuvend dhe për ta zgjedhur Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit me votim të fshehtë. Ai ka theksuar se këto veprime arbitrare janë arsyeja kryesore pse ai dhe LDK kanë refuzuar të marrin pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Abdixhiku ka kritikuar ashpër qasjen e Kurtit, duke e quajtur atë të pabesë dhe të pandershme në raport me bashkëbisedimin politik. “A po e kuptoni tani pse me të tillët nuk mund të kesh as takim e as mirëkuptim? Të takojnë, të mashtrojnë! Gjersa të thërrasin në takim, jashtë të ofendojnë. Në fund veprojnë në arbitraritet të plotë!”, ka shkruar Abdixhiku. “LDK e ka të qartë. Prandaj është konsistente para, gjatë e pas zgjedhjeve. Prandaj votuesi e mbështetësi i LDK-së sot rri krenar!”, përfundoi Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Vendimmarrja në Vetëvendosje është e centralizuar, Kurti i kërcënon ata që nuk i binden

Analisti politik, Visar Ymeri, ka deklaruar se procesi i vendimmarrjes në Lëvizjen Vetëvendosje është i …