Ramush Haradinaj: Rënia e lirisë së shtypit është pasojë e frikës dhe arrogancës politike

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër lidhur me gjendjen e lirisë së mediave në vend, duke e cilësuar situatën si alarmante dhe të papranueshme për një shtet demokratik. Në një deklaratë publike, Haradinaj tha se rënia e lirisë së shtypit në Kosovë nuk është rastësi, por pasojë e drejtpërdrejtë e një klime politike të mbushur me frikë, kontroll dhe arrogancë. Liria e shtypit është fituar me sakrificë. Nuk duhet kurrë të shkëmbehet me heshtje, theksoi ai, duke shtuar se kjo nuk është mënyra për të nderuar luftën për liri. Haradinaj paralajmëroi se një qeveri që i trembet kritikës, në fakt i frikësohet vetë qytetarëve të saj. Ai kërkoi një reflektim të menjëhershëm dhe masa për rikthimin e standardeve demokratike në raport me mediat. Kjo deklaratë vjen në kohën kur organizatat ndërkombëtare kanë shprehur shqetësime për përkeqësimin e klimës së lirisë së shprehjes në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …