Gjermania dëbon 70 persona drejt Kosovës – CDU kërkon intensifikim të fluturimeve të deportimit

Më 27 maj 2025, mediat gjermane raportuan se të hënën nga aeroporti i Hanoverit do të realizohet një tjetër fluturim dëbimi drejt Kosovës dhe Shqipërisë, ku pritet të deportohen rreth 70 persona. Sipas gazetës Die Welt, të dëbuarit janë ish-azilkërkues në Gjermani që nuk kanë fituar të drejtën e qëndrimit. Fluturimi është pjesë e operacioneve të rregullta të kthimeve të organizuara nga autoritetet gjermane. Deputeti i CDU-së, Gunter Krings, tha për Die Welt se këto masa duhet të shtohen. “Ne duhet t’i intensifikojmë këto fluturime”, deklaroi ai, duke shtuar se e drejta për azil ka dy anë: mbrojtje për ata që kanë nevojë dhe kthim për ata që nuk plotësojnë kriteret ose kanë kryer akte dhune. Kjo deklaratë vjen në një klimë të tensionuar politike në Gjermani, ku çështja e migracionit vazhdon të jetë një nga temat kyçe pas fitores së CDU-së në zgjedhjet parlamentare të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Gjuriq akuzon KQZ-në për diskriminim politik ndaj serbëve, e lidh vendimin me heqjen e masave të BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ashpër pasi Komisioni Qendror …