leoni

Altin Krasniqi: Nuk e votoj Albulena Haxhiun – as hapur, as fshehur

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka deklaruar se nuk do ta votojë Albulena Haxhiun për asnjë post institucional – as me votim të hapur, e as me të fshehtë. Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje, që sot kërkon konsensus, është po e njëjta parti që më parë ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Në një reagim publik, Krasniqi theksoi se “vota ime është dhe do të mbetet kundër çdo kandidati përçarës”. Ai kërkoi që VV të propozojë një figurë më të pranueshme për të gjithë, për të mundësuar formimin e institucioneve. Sipas tij, përpjekjet për të legjitimuar marrëveshje të fshehta me Listën Serbe, të prezantuara si “konsensus i brendshëm”, janë mashtrim dhe rrezik për demokracinë në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Dështon për herë të 24-të seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Ka dështuar edhe vazhdimi i njëzetekatër i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë të Kuvendit …