BE nis heqjen graduale të masave ndaj Kosovës, por pa hapa thelbësorë financiarë

Edhe pse shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas paralajmëroi nisjen e heqjes së masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, nuk ka ende shumë hollësi lidhur me atë se cilat masa konkretisht janë shfuqizuar në këtë fazë. Në deklaratat zyrtare vetëm konfirmohet gatishmëria e institucioneve evropiane për të filluar një proces gradual të heqjes së masave. Ajo njoftoi se BE-ja ka filluar të heqë gradualisht masat e vendosura në qershor të vitit 2023. Dhe kjo është e kushtëzuar me vazhdimin e hapave drejt de-përshkallëzimit në veri”, ka thënë Anitta Hipper, zëdhënëse e BE-së. Ajo që mësohet jo zyrtarisht është se për momentin janë hequr masat që kishin ndaluar pjesëmarrjen e Kosovës në takimet e nën komiteteve në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe asistenca teknike nga Korniza Financiare për Ballkanin Perëndimor. Zyrtarët evropianë shpjegojnë se procesi i heqjes është gradual dhe i kthyeshëm. Ideja në Bruksel është që të lëvizet, siç thuhet, hap pas hapi: nëse vazhdon de-përshkallëzimi në veri të Kosovës, atëherë edhe masa të tjera mund të hiqen gradualisht.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Autostrada Shkup – Bllacë, peng i lojërave politike të Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e thellë për sabotimin sistematik të projektit të Autostradës …