Olivier Guerot: Fillimi i themelimit të Asociacionit do të përmirësonte ndjeshëm atmosferën ndaj Kosovës në Paris

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk paraqet rrezik për krijimin e një entiteti të ngjashëm me Republikën Srpska, duke theksuar se ky asociacion do të funksionojë brenda kornizës kushtetuese të Kosovës. “Nuk është një Republikë Srpska, aspak. Lexoni sërish Marrëveshjen e Dejtonit. Jemi në përvjetorin e 30-të të kësaj marrëveshjeje. Shikoni se çfarë është Republika Srpska dhe krahasojeni me statutin. Nuk ka asnjë ngjashmëri. Nuk ka polici për Asociacionin. Nuk ka funksione legjislative. Asociacioni do të jetë nën Kushtetutën e Kosovës, jo pjesë e saj siç është Republika Srpska,” u shpreh Guerot. Ai shtoi se nëse Kosova e merr me seriozitet këtë çështje dhe nis procesin e implementimit duke e dorëzuar statutin për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, kjo do të kishte ndikim pozitiv në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në qëndrimin e Francës.

Kontrolloni gjithashtu

Dështoi për herë të 50-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Dështoi për herë të 50-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Përpjekja e 50-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës nuk ka prodhuar asnjë rezultat. Deputetët …