Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Instrumentet për luftimin e inflacionit (afatshkurtera). Indeksimi monetar- qasja intervecioniste

Rritja e përgjithshme e nivelit të çmimeve pothujse ka prekur çdo sektorë e sidomos ka prekur në masë të madhe sektorin e furnizimit me të mira bazike . Kjo rritje e çmimeve është manifestuar me rrije të kostos se jetesës dhe ulje të standardit jetësor, marrë parasysh brishtësin socio-ekonomike që ka Kosova. Si pjesa më e madhe të vendeve të rajonit dhe më gjerë që  kanë ndërmarr masa për t’iu dalur në ndihmë qytetarëve e sidomos kategorive sociale. Kosova duhe të hartoj një plan të veprimit në kuadër të cilit do të ndërmerren masa  reaguese për ta ruajtur mirëqenien e qytetarëve.

Skenari i parë – lirimi në një periudhë 3 mujore nga norma e TVSH-së të gjitha  produktet ushiqmore edhe pse masë e veshtirë e realizueshme duke pas parasysh varësinë e madhe të buxhetit nga taksat dhe tatimet.

Skenari i dytë- indeksimi i pensioneve dhe pagave në vlerë të rritjës se çmimeve, pra të rritën pagat dhe pensionet në raport me infalcionin. Është intrument monetar për ta barasvlerësuar në një periudhë kohore të hyrat me këtë infalcion, rritet paga nominale por jo edhe ajo reale e shprehur si fuqi blerëse.

Skenari i tretë – fuqizimi i prodhuesve vendor e sidomos bujqëve përmes rritjes se subvencionimit gjatë kësaj periudhe kohore të të mbjellurave duke tentuar qe t’iu mundësoj rritjen e sipërfaqeve, por në të njejtën kohë edhe të mbjellurave  me qëllim të plotësimit të kërkesave të konsumit të brendshëm  dhe zvogëlimi të hendekut të varësisë nga importi për këta artikuj bazik ushqimor.

Kontrolloni gjithashtu

Doriana Metollar: Lëvdatat e emancipimit

Të gjithë duam të dimë si të piqemi me të tjerët. Komunikimi i përditshëm i …