Ferat Shala kundërshton Muratin: Rritja e pagave në sektorin privat, propagandë pa bazë ekonomike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka hedhur poshtë si të pabazuara deklaratat e ministrit në detyrë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, për një “rritje historike” të pagës mesatare në sektorin privat. Qeveria nuk ka kontribuar as praktikisht e as strategjikisht në përmirësimin e kushteve në sektorin privat. “Qëndrimet e ministrit nuk qëndrojnë. Qeveria nuk ka bërë asgjë për sektorin privat. Murati nuk ka përdorur asnjë parametër shkencor apo ekonomik, madje ka injoruar ndikimin e inflacionit,” tha Shala. Ai ngriti edhe pyetje të drejtpërdrejta në lidhje me gjendjen në sektorin publik, për të cilin ministri është përgjegjës drejtpërdrejt, duke vënë në dyshim koherencën e deklarimeve të tij. “Si është gjendja në sektorin publik, kur ai e menaxhon? Si u rritën pagat në një kohë me deficit tregtar të thelluar, papunësi të lartë, ikje të të rinjve dhe rritje të çmimit të energjisë?”, pyeti Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese rrezikojnë besueshmërinë institucionale

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar ashpër ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke …