Besian Mustafa: Në programin e Qeverisë Kurti II ka vetëm premtime boshe pa caktim të masave dhe objektivave konkrete

Besian Mustafa: Zgjidhja e vetme është një Qeveri Uniteti me agjendë të përbashkët”

Pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka deklaruar se vendi ndodhet në një krizë të thellë institucionale, nga e cila, sipas tij, mund të dilet vetëm përmes formimit të një qeverie të unitetit. Në një deklaratë për media më 9 qershor, Mustafa ka theksuar se një qeveri e tillë duhet të ketë një afat të caktuar dhe një agjendë të përbashkët prej 15 pikash, të cilat do të propozohen në ditët në vijim. Ai ka nënvizuar se LDK-ja nuk ka ambicie ta udhëheqë këtë qeveri, por kërkon një figurë unifikuese që do të pranohej nga të gjitha palët. “E vetmja zgjidhje që mund të ketë Kosova për të dalë nga ky ngërç, është qeveria e unitetit, me afat të caktuar dhe me agjendë të caktuar. LDK-ja nuk insiston ta udhëheqë atë – natyra e saj si qeveri uniteti kërkon një figurë që na bashkon të gjithëve”, deklaroi Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Vetëvendosje po mban peng vullnetin e qytetarëve, ka tejkaluar çdo kufi të racionalitetit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të radhës për …