Shqipëria pritet të presë Samitin e NATO-s më 2027 – Konfirmimi zyrtar nga draft-deklarata në Hagë

Shqipëria është në prag të një ngjarjeje historike në kuadër të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë. Sipas një draft-deklarate të siguruar nga Radio Evropa e Lirë, e cila do të miratohet javën e ardhshme në Samitin e NATO-s në Hagë, është konfirmuar se Shqipëria do të jetë mikpritësja e Samitit të NATO-s në vitin 2027. Në fund të draftit thuhet qartë: “Ne shprehim mirënjohjen tonë për mikpritjen nga Mbretëria e Holandës. Mezi presim takimin tonë të ardhshëm në Turqi më 2026, i cili do të pasohet nga një takim në Shqipëri.” Ky është një moment kulmor për vendin, që prej anëtarësimit në NATO në vitin 2009. Tirana, që tashmë ka treguar aftësi organizative në ngjarje madhore ndërkombëtare, si Samiti i Komunitetit Politik Evropian, pritet të jetë qendra e diplomacisë globale më 2027. Kujtojmë se Shqipëria ka forcuar pozicionin e saj strategjik në Aleancë përmes investimeve në infrastrukturën e mbrojtjes. Në mars 2024, u përurua baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, ndërsa janë në proces bisedimet për ndërtimin e një baze detare në Porto Romano. Këto projekte e shndërrojnë Shqipërinë në një pikë kyçe në sigurinë rajonale dhe euro-atlantike. Shqipëria, për herë të parë në historinë e saj, do të ketë mundësinë të presë liderët e botës në një samit ku përcaktohet e ardhmja e sigurisë globale.

Kontrolloni gjithashtu

Simiq

Igor Simiq merret në pyetje nga Prokuroria Speciale për organizimin e barrikadave në veri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i kryesisë së Listës Serbe, Igor Simiq, ka …