Burim Ramadani

Burim Ramadani: Vetëvendosje është përgjegjëse për bllokimin, Kushtetuesja ishte e qartë

Analisti Burim Ramadani ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese duke thënë se ajo ka adresuar qartë përgjegjësinë e Lëvizjes Vetëvendosje për bllokimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ramadani citoi pikën 130 të aktgjykimit, ku thuhet se grupi më i madh parlamentar ka jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin për bashkëpunim dhe konsultim konstruktiv me grupet tjera. Ai ironizoi me deputetët e Vetëvendosjes, duke thënë se “dokumentin prej 47 faqesh, edhe sikur ta lexoni, s’e kuptoni – është i rëndë për ju”. Ramadani kërkoi qasje të përgjegjshme dhe respektim të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të zhbllokuar situatën aktuale institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Donald Trump, nënshkruan ligjin e mbrojtjes me fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal …