leoni

Marta Kos: Konsensusi për zgjerim në BE nuk do zgjasë përgjithmonë – Kosova duhet të formojë qeverinë e re

Komisionarja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka dhënë një mesazh të qartë nga Shkupi, ku po mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor me BE-në për zbatimin e Planit të Rritjes: tani është momenti për veprim. Nëse vendet nuk lëvizin shpejt, kjo mund të humbasë”, tha Kos. Duke iu referuar drejtpërdrejt Kosovës, Kos vuri theksin te nevoja për formimin urgjent të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ajo përmendi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shpenzuar shumë energji në procesin e afrimit me BE-në, por se tashmë është momenti për ta çuar vendin përpara me një qeveri të re funksionale. Ndërkohë, Kos lavdëroi Shqipërinë për progresin konkret. “Shqipëria, i nderuar z. Rama, ka hapur tre kapituj në vetëm tre muajt e fundit dhe ka ndikuar pozitivisht në procesin e zgjerimit. Nëse vazhdon kështu, do t’i hapim të gjithë kapitujt deri në fund të vitit”, deklaroi ajo. Komisionarja foli gjithashtu për Planin e Rritjes së BE-së, që parashikon mbështetje financiare të drejtpërdrejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor, të lidhur me zbatimin e reformave. Kosova, në kuadër të këtij plani, mund të përfitojë deri në 882.6 milionë euro, prej të cilave 253.3 milionë janë grante, ndërsa 629.3 milionë euro hua afatgjata.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj

AAK “propozon” Albin Kurtin për komisionin e fshehtë – një tallje politike në Kuvend

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe …