Time Kadrijaj

Time Kadriaj: Turpi në këtë rast e ka emrin Albin Kurti

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe partisë Vetëvendosje. Ajo ka theksuar se Vetëvendosja dhe Kurti pranojnë vetëm ato vendime që iu pëlqejnë, ndërsa i injorojnë ato që nuk iu konvenojnë, përfshirë edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa duke folur për ngjarjet e djeshme në Kuvend pas raportimit për bombë, deputetja, Time Kadriaj ka vlerësuar se ngjarjet e fundit janë të turpshme dhe e identifikoi kryeministrin si simbol të këtij turpi. “Turpi në këtë rast e ka emrin Albin Kurti. Si është e mundur që evakuohen deputetët e VV-së me gjithë kabinetin në objektin e Qeverisë, ndërsa ne si deputetë të ish-opozitës detyrohemi të shkojmë në kafene për të pritur fillimin e seancës?” ka theksuar deputetja, Time Kadriaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sot publikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Më 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë …