Minxhozi

Qemal Minxhozi ka bërë me dije se bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është në rritje

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka bërë me dije se bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është në rritje. Ai ka thënë se ndërmjet bashkëpunimit të dy shteteve shqiptare ka shumë risi që po ndodhin kohët e fundit me një trend pozitiv.  Në një intervistë për ‘Epokën e re’, Minxhozi ka thënë se Shqipëria vazhdon të jetë zë i fuqishëm në të gjitha institucionet ndërkombëtare sa i përket mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Serbi dhe Maqedoni. Ai  ka folur edhe për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Minxhozi ka thënë se kësaj çështje përgjigje duhet t’i japin deputetë e Kuvendit të Kosovës. “E ritheksoj se demarkacioni është një kërkesë shumë e rëndësishme e BE-së dhe të gjithë partnerëve ndërkombëtarë. Faktori politik këtu duhet t’i japë një zgjidhje të shpejtë kësaj çështje”, ka deklaruar Minxhozi.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata në Hagë pranon tërheqjen e një viktime dhe rrëzon disa kërkesa të mbrojtjes në çështjen Thaçi

Në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata në Hagë pranoi më 23 prill tërheqjen e …