Enver Hasani

Enver Hasanit i është ndaluar ngritja e dilemave rreth imunitetit funksional e diplomatik

Ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, i është ndaluar ngritja e dilemave rreth imunitetit funksional e diplomatik nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Atij i është kërkuar që të mos vazhdojë me zvarritje të gjykimit, i cili tashmë ka filluar kundër tij rreth akuzave për shkelje në kohën sa ishte në krye të Kushtetueses. Këtë vendim, gjykata e ka nxjerrë pas kërkesës së Hasanit për të vlerësuar nëse është kompetente për të trajtuar këtë çështje penale. Vendimin gjykata e ka arsyetuar duke thënë se pretendimet e tij nuk qëndrojnë dhe se ky gjykim duhet të zhvillohet njësoj si të tjerët.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Në zemër të Kosovës, në Prishtinë, do të jehojë përjetësisht zëri i komandantit legjendar Adem Jashari

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë shpallur projektet fituese për …