Time Kadrijaj: Zoti e ruajtë këtë popull prej Albin Kurtit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës së 51-të për përpjekjet për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ajo ka paralajmëruar se afati kushtetues për konstituim po përfundon, duke e akuzuar Qeverinë Kurti për mosveprim. “Ora po ecën. Ka ngelur edhe një seancë sipas afatit 48-orësh. Qeveria Kurti duhet ta formojë – konstituojë Kuvendin e Kosovës, përndryshe do ta shkelë Kushtetutën dhe do cenojë rendin kushtetues”, deklaroi Kadrijaj në seancën plenare. Ajo përfundoi me një deklaratë të fortë politike: “Zoti e bekoftë këtë popull dhe e ruajtë prej Albin Kurtit”.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir matoshi

Fatmir Matoshi: Në dy ditët e ardhshme pritet takim me Vetëvendosjen për konstituimin e Kuvendit

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fatmir Matoshi, ka deklaruar se në dy ditët e …