Memli Krasniqi

Memli Krasniqi përjashton mundësinë që Limaj të jetë kandidat për kryetar Kuvendi: Kurti nuk e propozon kurrë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka hedhur poshtë mundësinë që Fatmir Limaj të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit të Kosovës, duke deklaruar se një skenar i tillë nuk do të ndodhë asnjëherë, pasi, sipas tij, as kryeministri Albin Kurti nuk do ta propozonte kurrë një gjë të tillë. “Sa i përket Fatmir Limajt, a e keni parë diku që është kandidat? E para, unë nuk besoj kurrë se do të jetë kandidat. Ia kam thënë edhe atij personalisht. Nuk e propozon Albin Kurti asnjëherë”, deklaroi Krasniqi. Ai shtoi se kjo çështje nuk do të jetë as pjesë e diskutimeve politike, pavarësisht zërave që e përmendin Limajn si zgjidhje kompromisi për zhbllokimin e Kuvendit. Kryetari i PDK-së komentoi edhe për qëndrimin e partisë së tij rreth votimit të mundshëm për Limajn: “Një deputet i PDK-së ka thënë se mendon që do të ishte mirë për të votuar, por PDK-ja nuk voton në mënyrë të shthurur, por sipas vendimeve partiake. Këto janë tendenca dashakëqija. Në PDK, 24 votat janë unike”.

Kontrolloni gjithashtu

James Rubin do të dëshmojë në Gjykatën Speciale

James Rubin, ish-diplomati amerikan dhe ish-asistent i Sekretarit për Punë Publike në administratën e ish-presidentit …