Vetëvendosje

Vetëvendosje kundër aktgjykimit të Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj aktgjykimit të dytë të Gjykatës Kushtetuese për procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar atë të padrejtë dhe të motivuar politikisht. Pjesë e vendimit që ka nxitur reagime të forta është anulimi i votimit të fshehtë dhe përcaktimi se një kandidat për kryetar të Kuvendit mund të propozohet vetëm tri herë. Ky kufizim, sipas Vetëvendosjes, është i papranueshëm dhe synon të dëmtojë fituesin e zgjedhjeve.  Deputeti Hekuran Murati, i pari që nisi kritikat, kujtoi vendimet e mëparshme të Kushtetueses, duke e akuzuar atë për qëndrime të ndryshme në varësi të subjektit politik që preket.
Pas tij, reaguan edhe deputeti Armend Muja dhe zyrtarë të tjerë të VV-së, por më e ashpra në tone ishte komisarja e partisë, Dejona Mihali. Ajo publikoi një listë me emrat e gjyqtarëve aktualë të Kushtetueses, duke pretenduar se shumica prej tyre kanë lidhje me partitë e opozitës ose me Listën Serbe. Në të njëjtën linjë reagoi edhe nënkryetarja e Kuvendit nga VV, Saranda Bogujevci, e cila akuzoi gjykatën se ka shkelur vullnetin e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Taulant Balla shpërthen në Kuvend: “Sali Berisha është dhëndër i Serbisë”

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ashpërsuar tonet ndaj ish-kryeministrit Sali …