Ramush Haradinaj kërkon rritje të buxhetit për mbrojtje në 4% të GDP-së

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet të përmbushë kriteret e NATO-s dhe SHBA-së për rritjen e shpenzimeve ushtarake, në vend se të mbetet në nivelet e propozuara nga qeveria në largim. Haradinaj theksoi se buxheti i mbrojtjes duhet të arrijë së paku 4 për qind të produktit të brendshëm bruto, ndërsa aktualisht është projektuar vetëm 1.7 për qind nga Qeveria Kurti për periudhën 2026 deri 2029, që sipas tij është shumë nën minimumin e nevojshëm. Ai shtoi se Kosova, edhe pse është në fazat fillestare të investimeve në mbrojtje, duhet të përshpejtojë hapat drejt këtij qëllimi, pasi siguria dhe anëtarësimi në NATO mbeten synime strategjike të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …