Gjykata Kushtetuese pezullon përkohësisht veprimet e deputetëve, PDK: Të gatshëm për çdo proces zgjedhor

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka miratuar një masë të përkohshme pas ankesës së paraqitur nga Lista Serbe, duke pezulluar përkohësisht çdo veprim të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit dhe procesin e formimit të Qeverisë. Masa do të jetë në fuqi nga 5 deri më 30 shtator 2025. Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka theksuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është mekanizmi i vetëm legjitim dhe kushtetues për të garantuar funksionimin e institucioneve në kushtet aktuale. “Kur shkelësit e Kushtetutës vazhdojnë me logjikën e njëjtë denigruese ndaj institucioneve të vendit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i vetmi mekanizëm që duhet të zbatojmë”, tha Shala. Ai kritikoi gjithashtu qeverisjen aktuale, duke e quajtur bllokimin e institucioneve pasojë të politikave abuzive të Qeverisë Kurti dhe Vetëvendosjes. “Bllokimi tashmë ka ndodhur si rezultat i politikave krejtësisht abuzive të Qeverisë në krye me Albin Kurtin”, shtoi Shala. Duke folur për mundësinë e zgjedhjeve të reja, deputeti i PDK-së bëri të ditur se partia është e gatshme për çdo proces zgjedhor që mund të vijë, duke respektuar Kushtetutën dhe kulturën demokratike. “Partia Demokratike është e përgatitur të respektojë kushtetutshmërinë dhe kulturën demokratike, të ruajë tolerancën dhe bashkëpunimin ndër subjektiv, por deri tani nuk kemi arritur marrëveshje me mazhorancën. Njëkohësisht, jemi të gatshëm për çdo proces zgjedhor që mund të ndodhë në të ardhmen e afërt”, tha Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese rrezikojnë besueshmërinë institucionale

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar ashpër ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke …