Karcinoma e fshikzës urinare është një tumor malinj që zhvillohet nga qelizat që mbulojnë sipërfaqen e brendshme të fshikzës së urinës (urotheliumin). Ky është një nga tumoret më të shpeshtë të traktit urinar, dhe prek më shpesh meshkujt sesa femrat, zakonisht mbi moshën 55 vjeç.
Llojet kryesore të karcinomës së fshikëzës urinare
1. Karcinoma uroteliale (tranzicionale) – më e shpeshta (~90%).
2. Karcinoma skuamoze – lidhet me infeksione kronike të traktit urinar.
3. Adenokarcinoma – më e rrallë, zakonisht më agresive.
Faktorët e rrezikut
a. Duhani – shkaktari më i madh (mbi 50% e rasteve).
b. Ekspozimi ndaj kimikateve industriale (në industri të tekstilit, plastikës, bojërave).
c.Infeksione kronike të traktit urinar.
d. Histori familjare ose predispozita gjenetike.
e. Rrezatimi apo kimioterapia e mëparshme në zonën e legenit.
Shenjat dhe simptomat:
1. Hematuri (gjak në urinë) – simptoma më e zakonshme (përafërsisht 80%).
2. Djegie apo dhimbje gjatë urinimit.
3. Urinim i shpeshtë, urgjencë për të urinuar.
4. Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut ose në shpinë, në faza më të avancuara.
Diagnostikimi
A. Analiza e urinës – për praninë e gjakut apo qelizave të dyshimta.
B. Citologjia e urinës – për zbulimin e qelizave malinje.
C. Cistoskopia – ekzaminimi i drejtpërdrejtë i fshikëzës me kamerë.
D. Biopsia dhe ekzaminimi histopatologjik – konfirmimi i diagnozës dhe përcaktimi i tipit të kancerit.
E . CT urografia/ MRI – për të vlerësuar përhapjen e karcinomës së fshikzës në organet përreth ose në inde dhe organe të largëta.
Stadet e zhvillimit të karcinomës së fshikzës urinare, zakonisht përcaktohen nga thellësia e invazionit në murin e fshikzës dhe shpërndarja e kancerit:
Ta – tumor sipërfaqësor, jo-invaziv.
T1 – përfshin shtresën nënuroteliale.
T2 – përfshin muskujt e fshikëzës, shtresën e brendshme
T3/T4 – përhapet jashtë fshikzës ose në organet afër saj.
Më poshtë është një përmbledhje e mjekimit të karcinomës së fshikëzës urinare sipas stadeve klinike, bazuar në udhëzuesit ndërkombëtarë (si EAU, NCCN, etj.):
Mjekimi i Karcinomës së fshikzës urinare sipas Stadeve
I.Stadi Ta (tumor jo-invaziv, vetëm në urothelin e brendshëm)
Mjekimi:
1. Reseksion transuretral i tumorit (TUR-BT)
2. Kemoterapi intravezikale njëherëshe (në 6 orët e para pas TUR-BT) – zakonisht me Mitomicin C ose Epirubicin
Përcjellja: Cistoskopi çdo 3–6 muaj për të parë rikthimin
II.Stadi T1 (invazion në lamina propria, jo në muskul)
Mjekimi:
a.TUR-BT i plotë me rishikim (re-TUR pas 4–6 javësh)
b. BCG intravezikal (imunoterapi lokale për 6 javë + terapi mirëmbajtëse)
c. Në raste të rrezikut të lartë: Cistektomi e hershme opsion
III.Stadi Tis (karcinoma in situ) – tumor shumë agresiv por jo-invaziv
Mjekimi:
a. BCG intravezikale (terapia kryesore)
b. Nëse nuk përgjigjet ndaj BCG: Cistektomi e hershme
c. Prova me agjentë të tjerë imunoterapikë
IV.Stadi T2 (tumor që pushton muskulin detrusor)
Mjekimi:
1. Cistektomi radikale me diseksion të nyjave limfatike
2. Kimioterapi neoadjuvante (para operacionit – zakonisht me cisplatin)
3. Rekonstruksion i rrugëve urinare (urostomi, rezervuar ileal, fshikëz e re-neoblader). Kjo e fundit vie në k8nsiderim për pacientë të rinj( nën moshën 65 vjeçare, kur pritet mbijetesë më shumë se dhjetë vite . Është ndër intervenimet kirurgjike më të mëdhatë dhe më mutilantet , por që në Klinikën e Urologjisë në Prishtinë ne e kem kryer me sukses, sips metodës sonë vetanake.
4.Në pacientët që nuk mund të operohen: Kimioterapi + radioterapi (shtyllë organ-ruajtëse).
2
V.Stadi T3 (pushton indet jashtë fshikëzës) dhe T4 (pushton organet përreth: prostatë, mitër, mur abdominal)
Mjekimi:
1. Kimioterapi sistemike (paraprake ose paliative)
2. Cistektomi radikale në raste të zgjedhura pas kimioterapisë
3. Radioterapi si alternativë ose në kombinim me kimioterapi (në pacientë të papërshtatshëm për kirurgji)
VI. Stadi IV (me metastaza në distancë: mushkëri, kocka, mëlçi etj.)
Mjekimi:
1. Kimioterapi sistemike – Cisplatin + Gemcitabin
2. Imunoterapi – Inhibitorët e PD-1/PD-L1 (për pacientë të zgjedhur)
3. Trajtim paliativ për kontrollimin e simptomave
4.Kirurgjia është shumë e kufizuar dhe përdoret vetëm për lehtësim të simptomave (p.sh., bllokim i traktit urinar)
Monitorimi pas trajtimit:
A.Cistoskopi periodike (sidomos në stadet jo-muskul-invazive).
B.Imazheri (CT ose MRI) për të vlerësuar përhapjen dhe rikthimin.
C.Vlerësimi i funksionit të veshkëve, elektroliteve dhe cilësisë së jetesës.
Prof. Ass. Isa Haxhiu, urolog
Poliklinika Urologjike ” Pro-Ren”, Ferizaj