Serbian soldiers stand guard next to the national flag prior to an honour salute on the eve of Serbia's Statehood Day, a celebration of the anniversary of the first Serbian uprising and the creation of the modern Serbian state, in Belgrade on February 14, 2018. / AFP PHOTO / Vladimir Zivojinovic (Photo credit should read VLADIMIR ZIVOJINOVIC/AFP/Getty Images)

Shqetësim në Luginën e Preshevës për rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm në Serbi

Beograd ka paralajmëruar rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, i cili ishte hequr më 1 janar 2011. Sipas njoftimeve zyrtare, ky shërbim pritet të rikthehet gjatë vitit 2025, ndërkohë që deri më tani qytetarët kanë marrë pjesë në ushtri vetëm në mënyrë vullnetare.

Kjo nismë ka ngjallur reagime të forta dhe shqetësim tek shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për shkak të përvojave të dhimbshme të së kaluarës. Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, tha se kujtesa historike e shqiptarëve për shërbimin ushtarak mbetet e rëndë. “Aktualisht në Serbi janë duke u bërë përgatitjet e fundit për futjen në funksion të shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Kjo nismë ngjallë shqetësim te shqiptarët në Luginën e Preshevës për shkak të përvojave të dhimbshme në trajtimin diskriminues dhe tragjeditë e pësuara nga të rinjtë shqiptarë që dikur shërbyen në Armatën Popullore të Jugosllavisë. Kujtesa kolektive e shqiptarëve është ende e rëndë për ato pasoja tragjike”, tha Kamberi. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e cila u deklarua kundër kësaj nisme, duke kujtuar vuajtjet e shqiptarëve në ushtrinë jugosllave gjatë viteve ’80. Edhe këshilltari i zëvendëskryeministrit në detyrë të Kosovës, Ragmi Mustafi, e cilësoi këtë si një politikë të kahmotshme të shtetit serb, të cilën shqiptarët në Luginë e shohin si të papranueshme. Rikthimi i shërbimit ushtarak, sipas autoriteteve serbe, argumentohet me nevojën për të rritur kapacitetet mbrojtëse të ushtrisë. Por për shqiptarët e Luginës, kjo nismë shihet si rrezik për diskriminim të ri dhe si plagë e hapur e së kaluarës

Kontrolloni gjithashtu

Rutte pas takimit me Ramën: Shqipëria, një aleate e palëkundur e NATO-s

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi të mërkurën në Bruksel një takim me sekretarin e …