Ramush Haradinaj pranon bashkëpunimin me CIA: “Rubin tha të vërtetën”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për herë të parë pas dëshmisë së James Rubin në Hagë, i cili e cilësoi si bashkëpunëtor të CIA-s. “Me të drejtë e tha zoti Rubin, nuk tha diçka që nuk qëndron. Ne edhe para luftës frontale kemi pasur komunikime të vazhdueshme me institucionet e sigurisë amerikane, para vitit 1998”, tha Haradinaj. Ai ka treguar se kontaktet me CIA-n kishin për qëllim njohjen dhe vlerësimin e qëllimeve të UÇK-së:
“Ka qenë shumë me rëndësi me sqaruar që nuk jemi një krah majtist ushtarak, nuk bëjmë luftë fetare apo ndëretnike, por luftë për çlirimin e vendit, për demokraci e liri”. Haradinaj shtoi se komunikimi nuk ishte ndalur as gjatë luftës dhe se bashkëpunimi me institucionet amerikane vazhdon edhe sot: “Kam komunikuar edhe gjatë luftës, madje kam pas përparësi pasi flisja anglisht e frëngjisht. Edhe sot komunikojmë me institucionet e sigurisë amerikane”.

Kontrolloni gjithashtu

Rutte pas takimit me Ramën: Shqipëria, një aleate e palëkundur e NATO-s

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi të mërkurën në Bruksel një takim me sekretarin e …