Beogradi nis ofensivën diplomatike, Kosova pa strategji të qartë – Vjosa Osmani në takime protokollare

Beogradi zyrtar ka paralajmëruar një ofensivë të re diplomatike kundër Kosovës në margjinat e sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që mbahet në New York nga 23 deri më 29 shtator. Ndërkohë, institucionet e Kosovës – as qeveria, as presidenca – nuk kanë bërë të ditur se çfarë veprimesh do të ndërmarrin për t’iu kundërvënë kësaj fushate të Serbisë. Vjosa Osmani, e pranishme në ShBA, është mjaftuar të publikojë në rrjetet sociale takime me komunitetin shqiptar dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit. Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me këtë organizatë dhe nevojën për mbështetje në procesin e njohjeve të reja për Kosovën. Por mungesa e një strategjie konkrete dhe e një aksioni të koordinuar diplomatik në raport me ofensivën e Serbisë ngre pikëpyetje serioze për qasjen e presidencës. Kritikët vlerësojnë se postimet e Osmanit në “Facebook” nuk përbëjnë kundërpeshë ndaj veprimeve të Beogradit, që prej vitesh ka ndërtuar mekanizma të fuqishëm për të penguar njohjet e Kosovës. Në një moment kur Serbia e shton fushatën e saj ndërkombëtare, Kosova rrezikon të shfaqet e papërgatitur dhe pa një zë të fortë diplomatik në arenën globale.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …