Ejup Maqedonci: Investimet në ushtri për mbrojtjen e territorit dhe forcimin e paqes

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar se investimet e Qeverisë së Kosovës në fushën e mbrojtjes kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve ushtarake, me synim mbrojtjen e territorit të vendit dhe kontributin në siguri e paqe në rajon dhe më gjerë. Ai i bëri këto deklarata gjatë pjesëmarrjes në takimet e ministrave të Mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe Juglindore, në kuadër të Ministerialit të Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore, i mbajtur me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes së Sllovakisë, Robert Kalinak. Në fjalën e tij, Maqedonci u shpreh se Kosova është e vendosur në rrugën e integrimit euroatlantik dhe aspiron anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian. Ai theksoi se kapacitetet mbrojtëse të Kosovës po zhvillohen në përputhje dhe në ndërveprim të plotë me standardet e NATO-s. “Investimet në mbrojtje synojnë të ndërtojnë kapacitete ushtarake të afta për të mbrojtur territorin dhe jetën e qytetarëve të Kosovës, si dhe për të kontribuar për paqe dhe siguri regjionale e globale”, ka shkruar Maqedonci. Gjatë ministerialit, sipas tij, është diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti: Delegacioni i Kosovës në SHBA propagandoi kundër UÇK-së dhe Shqipërisë

Ish-anëtari i delegacionit të Kosovës në Rambuje, Xhavit Haliti, ka deklaruar se disa figura politike …