leoni

Ravi Batra: Kryeministri, Edi Rama, ka goditur padrejtësinë djallëzore kundër Kosovës dhe Hashim Thaçit, nga Gjykata Speciale

Edi Rama tallet me Specialen: ‘Ku e kanë gjetur këtë dëshmitar kaq serioz?’”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish me tone ironike ndaj Gjykatës Speciale dhe dëshmitarëve të saj në proceset që po zhvillohen kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë. Përmes një postimi në “Facebook”, Rama ka shpërndarë një video ku një dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar fyen rëndë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Duke komentuar, ai është tallur me nivelin e dëshmisë. “Nuk e besoj dot ku e kanë gjetur një dëshmitar kaq serioz, po nuk i thonë kot drejtësi ndërkombëtare, nivel i lartë shumë”, ka shkruar Rama. Ky reagim i Ramës vjen në një kohë kur procesi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit vazhdon të shkaktojë polemika të mëdha, ndërsa shumë figura politike në Kosovë e Shqipëri kanë akuzuar Specialen për standarde të dyfishta dhe përpjekje për të njollosur luftën çlirimtare.

Kontrolloni gjithashtu

Serbia nën dyshim për shkelje ajrore me dronë – KFOR mohon, Kosova kërkon vigjilencë

Pretendimet e institucioneve të sigurisë në Kosovë për futjen e dronëve nga territori i Serbisë …