Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Janë 33 mijë e 258 vota nga diaspora për zgjedhjet lokale në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se për zgjedhjet lokale të mbajtura dje në Kosovë janë pranuar gjithsej 33 mijë e 258 vota nga diaspora. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media tha se po bëhen përpjekje maksimale që procesi i numërimit të këtyre votave të nisë sa më shpejt. Ai shtoi se do të publikohet edhe një raport i veçantë për votat me kusht dhe ato nga diaspora. “Sipas të dhënave nga tërheqja e dërgesave postare, nga 22 kuti postare të hapura nga gjithsej 23, janë pranuar 33,258 zarfe të supozuara me fletëvotime. Po ashtu, do të kemi së shpejti edhe rezultatet nga votimi i personave me nevoja të veçanta, ku kanë qenë të regjistruar 3,467 votues,” deklaroi Elezi. KQZ-ja pritet të publikojë të dhëna shtesë mbi ndikimin e votave të diasporës në rezultatet përfundimtare pas përfundimit të procesit të numërimit.

Kontrolloni gjithashtu

Sylë Ukshini: Zgjedhjet lokale në Kosovë u zhvilluan sipas standardeve evropiane

Eksperti i çështjeve politike, Sylë Ukshini, ka qenë i ftuar në një lidhje live me …