leoni

Sylë Ukshini: Zgjedhjet lokale në Kosovë u zhvilluan sipas standardeve evropiane

Eksperti i çështjeve politike, Sylë Ukshini, ka qenë i ftuar në një lidhje live me gazetaren e njohur të A2 CNN, Bruna Çifligu, ku është diskutuar për zgjedhjet lokale të mbajtura dje në Kosovë. Ukshini vlerësoi se procesi zgjedhor është zhvilluar sipas standardeve evropiane, pa shkelje të theksuara dhe me një rezultat të balancuar, pa ndonjë befasi të madhe në raport me pritjet politike. Sipas tij, pas përfundimit të balotazheve, do të mund të bëhet një analizë më e plotë për të parë se cilat parti kanë shënuar rritje krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021. Ai theksoi gjithashtu se në shumë aspekte, këto zgjedhje u karakterizuan nga cilësi më e lartë demokratike sesa ato të nivelit kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku prin me përqindjen më të lartë të votave në zgjedhjet lokale 2025

Në zgjedhjet lokale të këtij viti, disa kryetarë komunash kanë siguruar mbështetje të jashtëzakonshme nga …