IPK nis hetimin për reagimin policor në Qendrën Komunale të Mitrovicës

Inspektorati Policor i Kosovës, ka nisur hetimet pas një ankese lidhur me reagimin policor në Qendrën Komunale të Numërimit, të votave në Mitrovicën e Jugut. Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendngjarje dhe kanë nisur veprime paraprake hetimore për të verifikuar pretendimet se zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprime pa autorizimin e prokurorit kompetent. “Veprimet janë ndërmarrë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së, duke pasur parasysh edhe aspektin e pavarësisë operacionale të policisë. Bazuar në veprimet fillestare hetimore, dyshohet se disa procedura të parapara me Planin Operativ të PK-së nuk janë përfillur,” ka njoftuar IPK-ja. IPK-ja ka bërë të ditur se do të ndërmarrë veprime të mëtejshme në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, duke përfshirë edhe konsultime me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit. Ky hetim vjen pas shqetësimeve për veprime të mundshme jashtë procedurave gjatë procesit të numërimit të votave në Mitrovicën e Jugut.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …