leoni

Arian Tahiri: Parregullsi serioze në balotazhin e Mitrovicës së Jugut

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka shprehur shqetësime për parregullsi në zgjedhjet e balotazhit të 9 nëntorit. Ai ka theksuar se në disa vendvotime janë gjetur fletëvotime me numra serikë që nuk përputhen me vendin ku janë hedhur, duke e cilësuar këtë si një fenomen “të organizuar dhe shumë shqetësues”. “Ka raste kur fletët që duhej të ishin në një klasë të caktuar përfundojnë në vendvotime të tjera, madje kilometra larg nga qendra origjinale. Ky është një fenomen shumë i theksuar në gjithë qytetin dhe ka dëmtuar rëndë integritetin e procesit zgjedhor,” tha Tahiri. Ai shtoi se numri serik i fletëvotimeve është elementi më i rëndësishëm për garantimin e integritetit të votës së qytetarit dhe çdo devijim e rrezikon besueshmërinë e rezultatit. Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në balotazhin e 9 nëntorit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka fituar me 53,47% të votave (ose 17 mijë e ,837 vota), ndërsa Arian Tahiri ka marrë 46,53% (ose 15 mijë e 522 vota). Arian Tahiri ka bërë thirrje për shqyrtim të këtyre parregullsive për të garantuar integritetin dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje

Duda Balje i bashkohet grupit parlamentar të AAK-së

Deputetja boshnjake, Duda Balje, ka konfirmuar anëtarësimin e saj në grupin parlamentar të Aleancës për …