A e njoftoi Thaçin dhe Veselin për dorëheqjen, flet Memli Krasniqi

Kryetari në largim i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zbuluar detaje të reja mbi vendimin e tij për dorëheqje dhe reagimet brenda partisë. Ai foli për arsyet që e çuan drejt këtij vendimi dhe sqaroi nëse ish-kryetarët e PDK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, ishin të informuar paraprakisht. Krasniqi tha se Thaçi dhe Veseli janë njoftuar për dorëheqjen në të njëjtën ditë kur ajo u bë publike. “Ata janë njoftuar, edhe përmes mediave. Ka pasur seancë gjyqësore. Ka dëshmuar ish-ambasadori Hill. Por, disa nga miqtë e kolegët tanë që janë pjesë e ekipeve mbrojtëse, kanë pasur mundësi t’i njoftojnë nëpër pauza,” u shpreh Krasniqi. Ai shtoi se nuk i kishte njoftuar më herët, pasi kontaktet me ta janë të kufizuara. “S’po kemi mundësi t’i takojmë shpesh,” tha ai, duke nënvizuar se vendimi i tij ishte i pavarur dhe i menduar gjatë. Dorëheqja e Krasniqit vjen në prag të Konventës së PDK-së, e cila pritet të mbahet më 17 nëntor, ku do të zgjidhet kryetari i ri i partisë.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj për dorëheqjen e Krasniqit: Shembull i vërtetë demokracie dhe përgjegjësie politike!

Pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, ka …