Haradinaj refuzon ftesën e Konjufcës për takim: “Nuk ka asgjë serioze, zgjidhja janë zgjedhjet e jashtëzakonshme”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka marrë ftesë nga i mandatuari i Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e qeverisë, Glauk Konjufca, por e ka refuzuar atë duke e cilësuar si “joserioze” dhe pa përmbajtje konkrete bashkëpunimi.  “Ka pasur kërkesa për takim, por nuk e shohim që me shku në takime ta zëmë si ajo shprehja ‘Qitma votën si vëlla se e du Kosovën’. Kosovën nuk e do vetëm një, të gjithë e duam – dikush më shumë ndoshta. Por nuk ka diçka serioze në qasjen e tyre. Po të kishte një propozim konkret për bashkëpunim, e dini qëndrimin tonë. Nuk jam takuar dhe nuk kam plan të takohem për ‘me pi kafe’,” tha Haradinaj pas mbledhjes së kryesisë së AAK-së. Në një komunikatë të partisë, AAK vlerësoi se gjendja aktuale politike në vend është “alarmante”, pa qeveri legjitime dhe me institucione që nuk funksionojnë siç duhet. Kryesia konstatoi se gjendja aktuale në vend është alarmante, pa qeveri legjitime dhe pa funksionim të duhur të institucioneve. Kjo situatë kërkon veprim të menjëhershëm. Zgjidhja e vetme dhe e domosdoshme janë zgjedhjet e jashtëzakonshme që qytetarët të rikthejnë legjitimitetin dhe besimin në institucionet e tyre, thuhet në njoftimin e AAK-së. Haradinaj, në fund, theksoi se Kosova ka nevojë për buxhet të miratuar nga një qeveri legjitime, jo nga një qeveri në ikje, duke përsëritur thirrjen për zgjedhje të reja si rrugëdalje nga kriza aktuale politike.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …