Kanë filluar gërmimet vlerësuese në lokacionin e shënjuar në afërsi të Minierës në Shtaval, afër Sijenicës

Zhvarrosen mbetje mortore në Pejë e Prizren, priten rezultatet e identifikimit me ADN

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë për Krime Lufte, dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore, ka zhvilluar gërmime vlerësuese në dy lokacione në terren, të iniciuara nga Sektori për Persona të Zhdukur i DHKL-së, në bashkëpunim me familjarët e personave të zhdukur dhe qytetarët. Ne këto dy lokacione, një në regjionin e Pejës dhe një në regjionin e Prizrenit janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore, që potencialisht mund t’u përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë dhe personave që ende figurojnë në listën e të zhdukurve. Proceset e verifikimit dhe ekzaminimit mjekoligjorë do të vazhdojnë në përputhje me procedurat ligjore dhe profesionale, me qëllim të përcaktimit të identitetit të mundshëm të viktimave dhe ndriçimit të fatit të tyre. Pas konfirmimit dhe identifikimit përmes analizës së ADN-së, familjarët do të njoftohen zyrtarisht nga Komisioni, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.

Kontrolloni gjithashtu

Dy kontrata brenda 24 orësh për kompaninë “Bageri”

Ministria e Infrastrukturës, e udhëhequr nga Hysen Durmishi, ka shpërblyer brenda 24 orësh kompaninë “Bageri …