Specialja pa datë vendimi për ish-udhëheqësit e UÇK-së, edhe pas 4 vitesh paraburgim

Gjykata Speciale në Hagë,  vazhdonë të kritikohen për mungesë transparence dhe zvarritje të procesit gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, teksa edhe pas katër vitesh paraburgim nuk ofrojnë një datë të saktë të vendimit. Zëdhënësi i gjykatës në Hagë, Michael Doyle, tha se rregullat kërkojnë që vendimi të merret brenda 90 ditëve pas përmbylljes së procesit, por nuk ka garanci që ky afat do të respektohet. Deklaratat përmbyllëse pritet të përfundojnë më 13 shkurt 2026, ndërsa gjyqtarët mund të shtyjnë afatin edhe me dy muaj të tjerë. Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi gjenden në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020, ndërsa gjykimi i tyre, i nisur në prill 2023, është ndër më të gjatë e më të rënduarit që ka zhvilluar Specialja. Prokuroria ka paraqitur mbi 240 dëshmitarë, ndërsa në mesin e dëshmitarëve të mbrojtjes janë përfshirë figura të larta amerikane si James Rubin dhe gjenerali Wesley Clark. Ndaj të akuzuarve rëndojnë akuza për krime lufte e krime kundër njerëzimit, bazuar në konceptin e debatueshëm të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale”. Kritikat ndaj Speciales janë shtuar pasi gjykata nuk ka përmbyllur ende procesin kryesor, ndërkohë që ka hapur raste të reja, si ai për “pengim të drejtësisë” ndaj Thaçit. Pa një datë të qartë vendimi, procesi po cilësohet gjithnjë e më shumë si i stërzgjatur dhe i paqartë.

Kontrolloni gjithashtu

Dy kontrata brenda 24 orësh për kompaninë “Bageri”

Ministria e Infrastrukturës, e udhëhequr nga Hysen Durmishi, ka shpërblyer brenda 24 orësh kompaninë “Bageri …