Austria miraton vazhdimin e angazhimit në misionet paqeruajtëse në Ballkanin Perëndimor

Komisioni i Përbashkët i Parlamentit të Austrisë ka miratuar unanimisht vazhdimin e angazhimit të vendit në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit me Bashkimin Evropian. Ministrja e Jashtme, Beate Meinl-Reisinger, tha se BE-ja duhet t’i përgjigjet përpjekjeve destabilizuese në rajon dhe se Austria mbetet e përkushtuar ndaj afrimit të Ballkanit Perëndimor me projektin evropian të paqes. Sipas vendimit, deri në 600 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Austrisë do të jenë të dislokuar në misionin e KFOR-it në Kosovë gjatë vitit 2026, duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm. Po ashtu, u miratua vazhdimi i pjesëmarrjes në misionet UNMIK dhe EULEX, që përfshin angazhimin e personelit policor dhe ushtarak austriak. Parlamenti austriak vendosi gjithashtu që deri në 200 pjesëtarë të forcave austriake të mbeten në rezervat operative të KFOR-it dhe EUFOR ALTHEA, ndërsa deri në 700 pjesëtarë do të dislokohen në misionin e BE-së në Bosnjë e Hercegovinë deri në fund të vitit 2026.

Kontrolloni gjithashtu

Jonas Westerlund: Institucionet të formohen sa më shpejt, 2026-ta mund të jetë vit i mirë për Kosovën

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka theksuar nevojën urgjente për formimin e institucioneve …