Christopher Hill kritikon ngecjen në dialog dhe qasjen e Kosovës

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill ka dhënë komente të ashpra mbi stagnimin e dialogut Kosovë–Serbi, duke vënë në dyshim qasjen e kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe efektivitetin e ndërmjetësimit evropian. Procesi ka hyrë në një fazë ngecjeje që kërkon angazhim më të madh nga të gjitha palët. I pyetur nëse Kurti ka ndikuar negativisht në ecurinë e dialogut, Hill tha se përgjigjen duhet ta japë vetë kryeministri, por shtoi se realiteti në terren tregon mungesë përparimi.  “Është e dhimbshme të shohësh negociatorë të BE-së që shëtisin Evropën duke harxhuar karburant, por pa arritur t’i afrojë palët. Mundësi ka pasur, por deri tani s’ka marrëveshje dhe bota e sheh këtë, edhe pse jo me shumë interes,” deklaroi ai. Sipas Hill, dialogu, i cili fillimisht kishte mbështetje të fortë nga SHBA, kërkon më shumë gatishmëri për bashkëpunim edhe nga ana e Kosovës. Në Washington po krijohet perceptimi se Prishtina nuk po punon mjaftueshëm me partnerët amerikanë, një qasje që mund të ketë pasoja. . Nevojitet fokus te e ardhmja, jo rikthim te debatet e vitit 1991,” tha Hill, duke theksuar se Kosova duhet të tregojë më shumë vullnet në procesin negociator për të rikthyer besimin e aleatëve.

 

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së, fton shqiptarët të marrin pjesë në protestën e 13 dhjetorit në Shkup

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka njoftuar se po përgatitet për protestën e …