Përparim Rama: Qeni endacak që i sulmoi mjekët e QKUK-së "është arrestuar", është dërguar në mbajtje(!)

Përparim Rama akuzon Vetëvendosjen pas aferës Ibër-Lepenc

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje pas publikimit nga VOX Kosova të aferës së punësimit ilegal të Faruk Mujkës si Kryeshef i Ndërmarrjes Hidroekonomike Ibër-Lepenci, ku përmendet ndikimi i Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe zyrtares së VV-së, Dejona Mihali. Rama ka rikujtuar një pyetje publike që ia kishte bërë më herët Mihalit, duke i kërkuar t’u tregonte shqiptarëve se kush është dhe çfarë roli ushtron në Kosovë. “Ja pra, kush je dhe çka bën!”, ka shkruar Rama, teksa ka shpërndarë edhe videon e publikuar nga VOX Kosova. Ai ka theksuar se qytetarët tashmë e kanë kuptuar realitetin, duke akuzuar Vetëvendosjen për mashtrim dhe abuzim me besimin publik.
“Shqiptarët e kanë kuptu! Njëjtë qysh e kanë kuptu që jeni tallur me ta. Patriotizëm në publik, hajni dhe mashtrime në prapaskenë!”, ka pohuar Rama. Reagimi i tij vjen në kohën kur publikimet mediatike kanë nxitur debat të gjerë publik lidhur me ndërhyrjet politike në emërime dhe funksionimin e ndërmarrjeve publike në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mirëkuptim për Greqinë sepse atje edhe ka studiuar

Ditmir Bushati: Pas heqjes së masave, BE duhet t’i japë Kosovës statusin e kandidatit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit …