Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Fajtor kryesor për krizën institucionale është Vetëvendosja dhe Albin Kurti

Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Dardan Molliqaj ka vlerësuar se fajtor kryesor për krizën institucionale është Vetëvendosja dhe Albin Kurti. Ai ka shtuar më tutje se edhe opozita ka dështuar ta përmbushë vullnetin e qytetarëve. “Fajtori kryesor i vetëm gati se është LVV dhe Albin Kurti. Ka një përgjegjësi opozita të cilën nuk e ka kry me detyrë dhe ajo është vullneti i qytetarëve. Më 9 shkurt janë rikthy me mandate dhe ka qenë 52 mandate për opozitën, ndërsa 48 për LVV-në dhe këta nuk e kanë kry obligimin që ua ka dhënë qytetari – me kriju institucionet. Qartazi kjo opozitë nuk e ka të qartë me çfarë pushteti ka përballë dhe, në vend të ngritjes së kauzave ose vendimeve në shërbim të qytetarëve, më shumë ka menduar strategjikisht e taktikisht për veti dhe në fund as kjo nuk do të ndodhë. Prandaj vlerësoj që ka shumë gjasa që kampi opozitar mos me marrë rezultatin e duhur, për shkak se është në këtë fushatë pa asnjë kauzë”, ka thënë për Ekonomia Online, kryetari i Partisë Social-Demokrate, Dardan Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Platforma “Liria ka Emër” mobilizohet në Istog për marshin e 17 shkurtit, shtohet presioni publik për çështjen e çlirimtarëve

Platforma “Liria ka Emër” po vazhdon mobilizimin nëpër komuna për marshin e paralajmëruar të 17 …