Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka vlerësuar se kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë pensionistët. Ai ka theksuar më tutje se pjesëtar të kësaj kategorie të shoqërisë po përballen me pengesa të shumta. Avokati i Popullit, Naim Qelaj e ka vlerësuar pozitivisht vendimin e Gjykatës Supreme që shpalli të paligjshëm udhëzimin administrativ që detyronte pensionistët të paraqiteshin personalisht për të dëshmuar se janë gjallë. “Unë konsideroj vendim të drejtë, mirë që është iniciuar si çështje se a duhet të lajmërohen apo s’duhet të lajmërohen, janë praktika të vendeve të tjera. Duhet të rishikohet jo vetëm ky ligj, por duhet të ketë një reformë pensionale në Kosovë sepse nuk është vetëm ky problem që i prek sot kategoritë e caktuara të qytetarëve, por është shumë më i shprehur edhe në shumë situata” ka tërhequr vërejtjen, Avokati i Popullit, Naim Qelaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
