Hykmete Bajrami: Inflacioni e ka gërryer ekonominë – rritja e çmimeve po rrit tatimet dhe buxhetin e shtetit

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër politikat ekonomike të Qeverisë, duke deklaruar se ekonomia e vendit gjatë viteve të fundit është dëmtuar seriozisht nga inflacioni. Çdo vlerësim i gjendjes ekonomike që nuk e përfshin inflacionin është, sipas saj, “propagandë dhe mashtrim”, duke iu referuar deklaratave të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë kryeministrin Albin Kurti. Duke cituar të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Bajrami theksoi se norma e inflacionit në nëntor 2025 ka arritur në 5.3 për qind. Sipas saj, ky inflacion nuk është i importuar, por është rezultat i drejtpërdrejtë i politikave qeveritare. “Inflacioni është transfer i parave nga xhepat e qytetarëve në buxhetin e shtetit. Kur rriten çmimet, rriten edhe tatimet dhe rrjedhimisht rritet buxheti”, ka shkruar ajo, duke akuzuar qeverinë për përdorimin e këtij buxheti për, siç tha, blerje votash dhe ruajtje të paqes sociale. Bajrami ka pohuar se pas pesë vitesh qeverisje nuk është realizuar asnjë projekt madhor zhvillimor, ndërsa standardi i jetesës së qytetarëve është përkeqësuar.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …