Kryetari i LDK-së dhe kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar disa nga premtimet kryesore të programit të tij qeverisës. Abdixhiku ka theksuar se në qeverisjen e tij, paga për mësimdhënësit do të arrijë një mijë euro, duke njohur rëndësinë e rolit të tyre në edukimin e fëmijëve dhe zhvillimin e shoqërisë. Ai ka shtuar se mësimi tërëditor nuk do të aplikohet vetëm në Prishtinë, por në të gjithë Kosovën, duke siguruar mundësi të barabarta arsimore për të gjithë fëmijët. Abdixhiku ka bërë të ditur gjithashtu se në planprogramin e LDK-së janë parashikuar ndërtimi i 80 çerdheve të reja, për të përmirësuar infrastrukturën arsimore dhe për të mbështetur familjet në gjithë vendin. Sipas tij, këto masa synojnë të forcojnë edukimin dhe mirëqenien e familjeve, duke u bazuar në një vizion afatgjatë zhvillimi për Kosovën.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
