KQZ refuzon 28% të aplikimeve për votim nga jashtë Kosovës

Ka nisur votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  ka mbajtur konferencën e parë për nisjen e procesit të votimit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, votimi ka filluar në 25 përfaqësi diplomatike, ndërsa deri tani kanë votuar 1,659 qytetarë, ose 8.64% e totalit prej 19,187 votuesve të regjistruar në këto përfaqësi. Elezi theksoi se gjatë ditës së sotme do të mund të votojnë vetëm qytetarët e regjistruar në listat votuese të përfaqësive diplomatike, pasi vetëm emrat e tyre janë përfshirë në këto lista. Procesi i votimit ka nisur në ora 05:00 sipas kohës lokale të Kosovës në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll. Më pas, në ora 07:00, votimi ka filluar edhe në 24 përfaqësi diplomatike të tjera që ndodhen në Evropë.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Për gjashtë muaj në menaxhimin e pandemisë e kemi qeverisjen më të dobët në rruzullin tokësor

Lumir Abdixhiku: Vota juaj vendos nëse Kosova do të mbetet peng i popullizmit apo do të kthehet në rrugën e zhvillimit

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur sonte tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore, ku kandidati për …