Bajrami: Nëse nuk arrihet deri te një konsensus mbi dialogun me Serbinë vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Akademik Arsim Bajrami: Masakra e Reçakut është fakt i pakontestueshëm historik, juridik dhe moral

Akademik Arsim Bajrami ka mbajtur dje një fjalim dhe kumtesë shkencore në kuadër të Tryezës Shkencore të organizuar nga Forumi i Intelektualëve të Shtimes, në bashkëpunim me Komunën e Shtimes, me rastin e shënimit të 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut. Në këtë aktivitet akademik, Bajrami paraqiti kumtesën me titull “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë dhe mohimi i Masakrës së Reçakut”, ku trajtoi në mënyrë të thelluar dhe të argumentuar karakterin shtetëror, sistematik dhe të planifikuar të dhunës së ushtruar nga Serbia ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës gjatë viteve 1998/99. Gjenocidi i kryer në Kosovë përfaqëson një nga faqet më të errëta të historisë bashkëkohore evropiane, duke u manifestuar përmes dhunës së organizuar, shkatërrimit të qëllimshëm të civilëve dhe përpjekjes për zhdukjen fizike e politike të shqiptarëve. Këto krime nuk ishin veprime të izoluara, por rezultat i një politike shtetërore të zbatuar përmes strukturave ushtarake, policore dhe paramilitare të Serbisë, me synim spastrimin etnik dhe nënshtrimin total të popullsisë shqiptare. Bajrami vlerësoi rolin vendimtar të ambasadorit William Walker në mbrojtjen e së vërtetës dhe ndërgjegjësimin e komunitetit ndërkombëtar për krimet shtetërore në Kosovë. Në kumtesën e tij, akademik Bajrami kritikoi edhe qasjen selektive të Gjykatës Speciale, duke theksuar se fokusimi pothuajse ekskluziv në ndjekjen penale të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, në mungesë të një trajtimi të barabartë të krimeve masive serbe, ka kontribuar në relativizimin e gjenocidit dhe në rishkrimin e padrejtë të historisë së luftës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Pas fjalimit të Edi Ramës, në Strasburg, ka reaguar Endrit Thaçi, djali i ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka ndarë një mesazh të fuqishëm shprese nga Haga

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka ndarë një mesazh të fuqishëm …