Ministrja Nagavci

Instituti Albanologjik: Ministrja Nagavci po anashkalon ligjin dhe kompetencat e Këshillit Drejtues

detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, duke shprehur habinë dhe pakënaqësinë që komunikimi është bërë përmes rrjetit social Facebook dhe jo përmes kanaleve zyrtare institucionale. Në reagimin e tij, Instituti thekson se, në bazë të Ligjit Nr. 04/L-135 për Veprimtari Kërkimore-Shkencore, gëzon statusin e personit juridik dhe se organi më i lartë udhëheqës dhe vendimmarrës është Këshilli Drejtues. Sipas nenit 23 të Statutit të Institutit, pikërisht ky këshill ka kompetencën ekskluzive për zgjedhjen dhe shkarkimin e drejtorit. Tutje, IAP nënvizon se institutet shkencore në Kosovë funksionojnë mbi një bazë të veçantë ligjore dhe se ligje të tjera, përfshirë Ligjin për Zyrtarët Publikë, nuk janë të zbatueshme në këtë rast. Sipas Institutit, procesi i përzgjedhjes së drejtorit është proces zgjedhor dhe jo emërim administrativ, çka e bën të pabazë ndërhyrjen e ministrisë. Instituti bën të ditur se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka qenë e informuar vazhdimisht për procesin e zgjedhjes së drejtorit, në përputhje me nenin 25 të ligjit përkatës, dhe se njoftimi zyrtar për zgjedhjen është dërguar më 5 dhjetor 2025. Sipas reagimit, kundërshtimi i ministrisë ka ardhur pas skadimit të afateve ligjore të parapara me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, duke e cilësuar vendimin si të pasafatshëm dhe juridikisht të pavlefshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza priti ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka pritur në selinë e partisë …