Nexhmi Lajçi: RAMUSH HARADINAJ NGA KOMANDANT I ZONËS SË DUKAGJINIT NË KOMANDANT SUPREM TË USHTRISË SË KOSOVËS

MBIJETESA SHQIPTARE ËSHTË PO AQ E VESHTIRË SA EDHE ZHDUKJA POR GJAKU I DERDHUR NDËR SHEKUJ ËSHTË BEKIMI I MBIJETESËS SONË, NDËRSA BASHKIMI KOMBETARË ËSHTË E VETMJA GARANCË E KËSAJ MBIJETESE.
Kartat themelore për paqen në botë përmbajnë parime që diktojnë liritë e popujve, por në fakt diplomacia dhe interesat e më të mëdhenjëve dhe më të fuqishmëve diktojnë qëndrimin se konfliktet e rrezikshme për ta duhet fikur. Raportet e forcave në botë janë të atilla që superfuqitë vendosin për fatet e shumë popujve, por historia ka dëshmuar që popujt megjithatë vendosin për fatin e tyre me luftën e tyre, me vendosmërinë për të ecur në rrugën e lirisë. Këtë e dëshmoi edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës me luftën e saj heroike në krye me ty gjeneral Ramush Haradinaj.
Përndjekja e vazhdueshme ndaj çlirimtarëve në Kosovë dhe jashtë saj na ka bind se lirinë e kemi të rrezikuar dhe fatmirësisht kjo përditë e më shumë po na bashkon rreth teje dhe qendrimeve tua ndaj qeshtjes kombetare. Përditë e më shumë po na forcohet bindja se do mbetesh përherë, siç ishin dëshmorët zë i fuqishëm i atdheut, zë që flet me gjuhën e heroizmit, me gjuhën e plagëve, me gjuhën e lapidarëve, me gjuhën e dinjitetit, me gjuhën e lirisë se cilës ende nuk ia mësuam shijën. Pas furtunave vetëm dielli e ngrohë tokën, sikur pas betejave vetëm liria i ledhaton plagët.
Rikthimi YT nga Komandant i Zonës së Dukagjinit në Komandant Suprem i Ushtrisë së Kosovës do na e mundësoj ta shijojmë lirinë, do na e ngjall shpresën për një të ardhme më të sigurtë dhe krenarinë e ngritur nëpër betejat e lavdishme të UÇK-së në Dukagjin do ta bartesh në betejen e madhe të Kosovës nëpër tavolinat diplomatike euro-atlantike për rrumbullaksimin e përpjekjeve tona shekullore për liri.
Ne bashkëluftetarët po edhe populli mbarë asnjëherë nuk e kemi vën në dyshim se ti, burr i dheut shqiptarë, ti komandant legjendë që heroikisht na udhëhoqe nëpër betejat më të lavdishme të luftës së UÇK-së nuk je i shqetësuar për vete sa je i shqetësuar lidhur me fatin e tashëm të Kosovës dhe përpjekjet ogurzeza të ekipeve politike me lojtarë vendorë e ndërkombetarë për ta lenë Kosovën peng të pazareve dhe interesave alla përendimoro – lindorqe.
Duke u lutur që në rrugtimin tonë të shenjtë sot të jemi më të bashkuar se kurrë më parë, dhe duke të kërkuar punë të palodhshme me mençuri, vendosmeri e guxim Skenderbegian që amanetin e deshmorëve për mbulimin e gjithë shqiptarisë me flamurin Kuq e Zi ta çosh në vend të urojmë që kësaj pranvere të na kthehesh si Kryetar Kosove e Komandant Suprem i Ushtrisë së Kosovës.
Nexhmi Lajçi

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabile Keçmezi- Basha: KUR DREJTËSIA FLET FTOHTË, DHIMBJA FLET SHQIP

Sot, rrugët e Kosovës dukeshin sikur kishin hequr dorë nga zhurma e përditshme. Ishin të …