Mijëra zëra në Prishtinë: drejtësi apo gjykim politik ndaj çlirimtarëve?”

Në shënimin e 17 Shkurtit, kryeqyteti u mbush me mijëra qytetarë që marshuan në protestën “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqiptare u mblodhën në Prishtinë për të shprehur kundërshtimin ndaj procesit gjyqësor ndaj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Protestuesit mbanin uniforma dhe flamuj të UÇK-së, të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe pankarta me mbishkrimet “Liria ka emër” dhe “Heronj të Luftës dhe Paqes”. Mesazhi dominues ishte se lufta e viteve 1998-99 konsiderohet nga ta si luftë çlirimtare dhe jo kriminale. Për marshin raportoi edhe Reuters, duke theksuar pjesëmarrjen masive dhe faktin se procesi gjyqësor ka hyrë në fazën e deklaratave përmbyllëse. Sipas raportimit, prokuroria kërkon dënime të rënda për të akuzuarit, të cilët i mohojnë të gjitha akuzat. Qytetarë dhe veteranë të luftës deklaruan se gjykimi perceptohet si selektiv dhe i padrejtë, duke argumentuar se përgjegjësia për krimet duhet kërkuar te regjimi i atëhershëm i Slobodan Milosheviç dhe jo tek ata që, sipas tyre, luftuan në mbrojtje të popullsisë civile. Protesta u zhvillua në një atmosferë të ngarkuar emocionale, ku thirrjet për drejtësi u ndërthurën me tone kritike ndaj Dhomat e Specializuara të Kosovës, institucion që për shumë pjesëmarrës vazhdon të shihet si politik më shumë sesa juridik.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …