Fatmir Grejqevci: Tregimet e librave të shenjtë dhe reagimi ynë ndaj Gjykatës Speciale

Vështirë se njeriu mund të gjejë leksione më të mira morale për angazhimin ndaj procesit të Gjykatës së Hagës sesa në librat e shenjtë, Bibël e Kuran. Fetë abrahamike na kanë treguar më së miri se si duhet vepruar në raste të tilla, kur vetja jonë na duket tejet e pafuqishme, krahasuar me fuqinë dhe dinamikën e ngjarjeve.

Tregohet se, derisa turmat e egërsuara dhe prijësit e tyre djallëzorë po sajonin stivën gjigande me drunj të mëdhenj e shkarpa për ta djegur në turrë drush profetin Abraham (Ibrahim), një zogth i vogël po bënte të kundërtën. Zogthi, me sqepin e tij të vogël, po bartte ujë dhe e hidhte mbi stivën gjigande të drunjve. Ndonëse i stërlodhur, ai nuk e ndalonte këtë veprimtari, as kur stiva ishte përfshirë nga flakët dhe gjuhët e saj ngriheshin lart e më lart drejt eterit.

“Vërtet mendon se me atë sasi uji që e sjell me sqepin tënd të vogël do ta shuash këtë zjarr?”, e pyesin me cinizëm, shpoti e ironi.

“Jo, asesi”, ua kthen zogthi.

“Atëherë pse e stermundon veten?”

“Sepse nuk është me rëndësi sasia e ujit që sjell, por fakti që tregoj se në cilën anë jam unë.”

Lum kush bëri si zogthi i mirë, e mjerë kush barti drunj për stivën e madhe!

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Të paçim gjatë mes nesh, Hero!

  Po, është e vërtetë që rezultati i tij më i mirë nuk ka qenë …