Në Gjykatën Speciale sot mbahet sot konferenca e radhës ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shalaerenca për ecurinë e rastit ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala

Specialja ia mbyll derën Shalës – Supremja rrëzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë

Paneli i Gjykatës Supreme në gjykatën e Hagës, ka rrëzuar në tërësi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, Pjetër Shala. Sipas njoftimit të Zyra e Prokurorit të Specializuar, paneli hodhi poshtë të gjitha pretendimet e mbrojtjes për shkelje në aktgjykimin e Apelit të korrikut 2025. Gjykata konstatoi se në rastin e Shalës nuk ishte shkelur e drejta për gjykim të drejtë, ligji penal apo procedurat, duke i cilësuar disa nga pikat e paraqitura edhe si të papranueshme. Pjetër Shala ishte dënuar në vitin 2024 me 18 vjet burgim për krime lufte, pasi u shpall fajtor për ndalim arbitrar dhe torturë ndaj të paktën 18 personave, si dhe për një rast të vrasjes së paligjshme në qershor të vitit 1999, në një objekt në KukësShqipëria. Vendimi i fundit i Supremes së Speciales lë në fuqi aktgjykimin e mëhershëm dhe mbyll një tjetër përpjekje të mbrojtjes për ta rrëzuar dënimin.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Gjendja e sigurisë në Deçan mbetet e qetë dhe stabile

Në Komunën e Deçanit është mbajtur mbledhja e parë për këtë vit e Këshillit Komunal …