Jusuf Azemi

Jusuf Azemi kritikon institucionet: As në Ministrinë e Punës nuk respektohet paga minimale

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Teknikë dhe të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka ngritur shqetësimin se edhe në objektin e Ministrisë së Punës nuk po respektohet vendimi i qeverisë për pagën minimale. Sipas tij, punëtorët e sigurimit fizik dhe ata teknik që punojnë në këtë institucion kanë marrë paga më të ulëta se minimumi i përcaktuar që nga 1 janari. Ai theksoi gjithashtu se këta punëtorë ende nuk i kanë marrë pagat për muajin shkurt. Azemi tha se situata është shqetësuese edhe në institucione të tjera publike, duke përmendur spitale dhe ministri ku punëtorët po përballen me vonesa në pagesa. Sipas deklarimeve të kompanive që ofrojnë shërbime për institucionet publike, vonesat po ndodhin për shkak se ministritë dhe komunat nuk kanë alokuar mjetet e nevojshme financiare. Ai e cilësoi këtë situatë si të papranueshme, duke kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë urgjentisht për të garantuar respektimin e pagës minimale dhe pagesën në kohë të punëtorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Lushtaku i kundërpërgjigjet Gërvallës: Për dështimet e qeverisë nuk mund të fajësohet Sami Lushtaku

Kandidati i PDK-së për deputet, Mërgim Lushtaku, i është kundërpërgjigjur ministres në detyrë të Punëve …